Stoli i Jose Mourinho ka filluar të dridhet. Portugezi po humbet shumë nga lavdia pas rezultateve të fundit me Manchester United këtë edicion. Tekniku ka humbur tre ndeshjet e fundit në Europë dhe kampionat përballë City-t, Feynord dhe fund përballë Watford.
 
Por duke marrë edhe statistikat nga edicioni i kaluar kur ishte me blutë e Londrës, Jose Mourinho ka humbur 14 nga 32 takimet e fundit.
 
Portugezit nuk po i bën punë as merkato e fuqishme, pasi emrat si Pogba, Ibra apo Mikitarian nuk po reagojnë për ta nxjerrë nga kriza.
 
Paul Pogba është vënë në qendër të vëmendjes nga ana e kritikëve, por edhe kapiteni Runi ka humbur shumë nga vitet e kaluara, ndërsa tifozët kërkojnë uljen e tij në bankinë.
 
Tashmë pyetja që lind është, a do të arrijë Jose Mourinho të fitojë me Manchester United aq sa me Interin, Realin, Çelësin, apo edhe Porton?



d.b/shqiptarja.com