Katër lojtarë nga akademia e të rinjve të Real Madridit janë arrestuar, siç raporton El Confidencial, për një rast të dyshuar seksual dhe të përhapjes së videove erotike me të mitur. Të arrestuarit janë katër lojtarë të akademisë së të rinjve, ekipi rezervë dhe ekipi i tretë. Burimet e mediave të sipërpërmendura bëjnë me dije se mund të jenë të përfshirë edhe disa lojtarë të tjerë, mes tyre edhe nga ekipi i parë.
Lojtarët, një nga skuadra Castilla dhe tre nga skuadra e tretë, janë arrestuar për përhapjen e videove me natyrë seksuale. El Confidencial raporton se hetimi nisi nga një akuzë e paraqitur në datën 6 shtator nga nëna e një vajze të mitur. Gruaja është shprehur se një nga të arrestuarit ka regjistruar një video erotike me të bijën dhe më pas e ka shpërndarë te të tjerët.
Të dyshuarit janë arrestuar mëngjesin e sotëm dhe janë dërguar në selinë e policisë për hetime. Arrestimi thuhet se ka ndodhur në Valdebebas, ku policia ishte e pranishëm dhe ku lojtarët po stërviteshin me pjesën tjetër të skuadrave të tyre.
Sipas El Confidencial, hetuesit duan të konfiskojnë celularin për të vazhduar me analizën e tij dhe për të avancuar në hetim, kjo për të zbuluar nëse ka më shumë persona të përfshirë.