Tronditet Rumania, projekti gjerman 'Maramures', organizatë kriminale me metoda të dhunshme ndaj minorenëve

Tronditet Rumania, projekti gjerman 'Maramures', organizatë kriminale me metoda të dhunshme ndaj minorenëve

Një skandal i ri ka tronditur Rumaninë. 5 vetë, mes tyre edhe drejtuesi gjerman i një projekti social, janë arrestuar e gjenden në paraburgim për shkak të dyshimit për tregti me njerëz, heqjen e lirisë dhe keqtrajtim të rëndë.

Prokuroria rumune i akuzon këta persona, se kanë krijuar një organizatë kriminale, nën pretekstin zyrtar të "projektit të riedukimit" dhe kanë keqtrajtuar si skllevër pune një dyzinë të rinjsh nga Gjermania. Të paktën disa minorenë kanë dhënë dëshmi për metodat brutale.

Metodat e drejtuesve gjermanë të projektit dhe ndihmësve rumunë përfshijnë dënimin me heqjen e ushqimit dhe lirisë deri në mbyllje në dhoma dhe rrahje. 12-18 vjeçarëve u janë marrë pasaportat, ata duhej të kryenin punë të rënda në fermat e fshatrave dhe shpesh të flinin me kafshët në stalla.

Drejtuesit e projektit dhe disa minorenë të tjerë nuk i kanë pranuar akuzat.

Projekti Maramures

Prej 15 vjetësh një çift gjerman në veri të Rumanisë drejton projektin në Maramures, një rajon malor piktoresk. Projekti social u dedikohet të rinjve me probleme edukimi nga Gjermania.

"Projekti Maramures" që financohet nga Gjermania premtonte një fillim të ri për shumë të rinj nga familje me probleme sociale. Të rinj me probleme psikike, të varur nga droga apo me vepra penale duhet të zhvillonin një perspektivë të re në një botë tjetër.

Riedukimi jashtë vendit- një biznes i majmë?

Një vit më parë ishte "Spiegel" kishte raportuar, se organizata që është vështirë të mbikqyren, në rajone po ashtu shumë të largëta, jashtë Gjermanisë, shfrytëzojnë rregullisht të rinj me probleme edukimi.

Projekte të tilla ka jo vetëm në Rumani, por edhe në Poloni, Greqi, Rusi dhe në Kaukaz. Të gjitha funksionojnë sipas një modeli: Punë e rëndë, dënime të ashpra në rast mosbindjeje, deri edhe rrahje, heqje e ushqimit dhe lirisë. 

"Shanset e fundit" për të rinjtë shumë problematikë nuk i kushtojnë pak shtetit gjerman. Për secilin minoren autorët e projektit Maramures kanë marrë nga 4.000-6.000 Euro në muaj. Pas një faze "përshtatjeje" prej disa muajsh në qendrën e projektit, të rinjtë dërgohen në familje pritëse, që marrin në muaj nga 200-600 Euro, shto edhe punën e papaguar të të rinjve. Projekti Maramures ka nën patronazh 30 minorenë.

Bashkëpunëtorë lokalë

Raportet zyrtare të autoriteteve rumune bëjnë të ditur vuajtjen e këtyre fëmijëve. Madje ka të dhëna, se janë bërë edhe ndërhyrje mjekësore kundër vullnetit të tyre. Vajzave u janë bërë gjilpëra disa herë në vit, me qëllim që të mos mbeten shtatzëna. Prokuroria bëri të ditur, se ka pasur disa përpjekje për vetëvrasje, si pasojë e traumave fizike dhe psikike.

Sipas prokurorisë, " Ka pasur të dhëna, që të fajësuarit kanë pasur disa bashkëpunëtorë në instancat lokale, si polici, bashki, shërbimet sociale, të cilët i kanë njoftuar drejtuesit për kontrollet e planifikuara. Kështu të rinjtë "problematikë" janë "qetësuar" me medikamente. Por autoritetet lokale nuk i pranojnë akuzat. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë