SHKODER-Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin verior në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth ores 05:00. Tritoli i është vendosur makinës së shefit të financës në policinë kufitare, Admir Lishi 40 vjeç. Makina që u shpërthye me eksploziv është tip ‘Benz’ me targa AA655MK, ndërsa tritoli ishte vendosur në pjesën e prapme.
Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi makina ishte e parkuar poshtë banesës në lagjen ‘Perash’. Report Tv ka siguruar edhe pamjet e makinës që u shpërthye me eksploziv. Pas njoftimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.
(Makina që u shpërthye me eksploziv sot në Shkodër)
Shefi i financës së policisë kufitare është marrë në pyetje, ndërsa ka mohuar që të ketë pasur konflikte. Hetuesit dyshojnë për ndonjë konflikt të Lishit dhe thonë se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën, pasi Admir Lishi punonte te Financa dhe jo te Policia Kufitare.
Fakti që shpërthimi ka ndodhur në një orar ku nuk kishte lëvizje qytetarësh, tregon se personat që kanë vendosur eksplozivin kanë pasur për qëllim paralajmërimin e shefit të Financës së Policisë Kufitare, por nuk përjashtohet edhe mundësia që autorët të kenë gabuar në shënjestër.
Ky nuk ka asnje problem. Problemi ivetem qe ka jane vjedhjet se bashky me Ndrek Zylajn ne drejtorine e kufirit ne Shkoder dhe don me e perdor si shkak me marr azilin ndoj vend te europes.
Përgjigju
emigranti: 25/03/2018 14:13
pune e organizuare
Përgjigju
sapa: 25/03/2018 13:51
Hajde jeto po deshe ne kete vend!
Përgjigju
Fshatari: 25/03/2018 13:10
Keta te policis kufitare jan ber te gjith per tu hedhur ne ere te paret keta kusarret e kufirit te portit te vlores makuter te medhenj zhvatsa te pashpirt
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.2%
Të gabuar
81.4%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4402
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Ky nuk ka asnje problem. Problemi ivetem qe ka jane vjedhjet se bashky me Ndrek Zylajn ne drejtorine e kufirit ne Shkoder dhe don me e perdor si shkak me marr azilin ndoj vend te europes.
Përgjigjupune e organizuare
PërgjigjuHajde jeto po deshe ne kete vend!
PërgjigjuKeta te policis kufitare jan ber te gjith per tu hedhur ne ere te paret keta kusarret e kufirit te portit te vlores makuter te medhenj zhvatsa te pashpirt
Përgjigju