Vrasja e vajzës 18-vjeçare në Ferizaj nuk është vrasje e zakonshme. Është njëra ndër vrasjet më makabre që kanë ndodhur viteve të fundit në Kosovë.
Është vrasje e një njeriu, një vajze, nga dy burra, sipas prokurorisë. Vrasja është kryer për “motive të ulëta”. Tmerri mund të merret me mend: mbase dy përbindësha kanë përdhunuar, keqtrajtuar dhe vrarë një vajzë.
Mediat në Kosovë do të ishte mirë të përqendroheshin në informimin e opinionit mbi këtë krim të rëndë. Gjithnjë duke ruajtur identitetin dhe dinjitetin e viktimës.
Por, opinioni duhet të mësojë më shumë për autorët e dyshuar të krimit. Në çfarë rrethana vajza ka përfunduar “në duart” e atyre dy personave? Kur është vrarë? Si është vrarë? Ku është mbajtur?
A është ajo viktima e vetme? A kanë terrorizuar këta persona edhe vajza të tjera? Shumë pyetje. Dhe shumë punë për gazetarë që profesionin e ushtrojnë me nder. Tronditja për rastin në Ferizaj s’mjafton. Duhet vetëdijesim për të evituar krime të tilla – krime që në 99,99 për qind kryhen nga burrat.
Prokuroria dhe policia nuk duhet të mjaftohen me komunikata të thata për këtë rast. Duhet të dalin në konferenca për media dhe të njoftojnë opinionin mbi rezultatet e hetimit. Ky krim nuk duhet të kalojë në heshtje.
Duhet të bëhet temë nacionale. E tema nacionale është kjo: dhuna e burrave ndaj grave! Dhe domosdoshmëria për edukimin e të rinjve, sidomos.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
69.6%
-
JO
23.3%
-
NUK E DI
7.2%
Vota total: 2097
Lajme të tjera
-
Drafti për Asociacionin, Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste me Kurtin
10 Qershor, 14:40
-
U vodhën 200 mijë euro në Teqenë e Gjakovës, autori u zbulua pasi u panë qindra orë video incizime
10 Qershor, 14:14
-
Situata në veri, Gjergj Luca ironizon politikanët e Kosovës: Pyesni Jasharin si do vepronte në paqe, mos harroni se rrugën e kthimit do e bëni pa ‘luanin’
10 Qershor, 12:45
-
Uleni Albin Kurtin me këmbë në tokë!
10 Qershor, 11:34
-
Nuk na e ka borxh 'Amelika, Amelika" dhe as "Europa k**** e motit'
10 Qershor, 11:18
-
24 vite nga ndalja e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe
10 Qershor, 10:26
-
Rama draft për Asociacionin, qeveria e Kosovës: Na duhet mbështetje, jo ndërmjetësues! Zv.kryeministri: Nuk kërkuam ndihmë, ka zero rëndësi
9 Qershor, 22:15
-
Çfarë po bëjnë kryetarët në veri të Kosovës?
9 Qershor, 21:03
-
'Le Monde' e ashpër me Kurtin: Kryeministër jofleksibël, rrezikon që të nisë konfrontim me ata që e mundësuan pavarësinë
9 Qershor, 20:31
-
Situata në veri të Kosovës, largohen autoblindat e policisë në Leposaviç
9 Qershor, 14:39
-
Lorenc VangjelI: Vija e kuqe për shqiptarët
9 Qershor, 14:35
-
KFOR-i: Grupet kriminale prapa protestave të dhunshme në Zveçan! Largohen Autoblindat nga Leposaviçi! Kurti: Hyra në dialog me Serbinë sepse e organizoi BE
9 Qershor, 12:29