TROPOJE- Efektivët e Policisë së Shtetit kanë vënë në pranga një 35-vjeçar nga fshati Berishë i Tropojës, pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim qysh prej një jave. Dritan Koka është arrestuar për tentativë vrasje.
 
Më 3 Nëntor të këtij viti Koka tentoi të vriste në fshatin Radogosh të Tropojës, me një armë automatike, një tjetër shtetas. Fatmirësisht ky i fundit i shpëtoi plumbave, të cilët kanë dëmtuar vetëm makinën me të cilën po udhëtonte.