TROPOJE - Arrestohet një person për tentativë vrasje në një fshat të Tropojës. Policia njofton se më datë 14.02.2018, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë 23-vjeçarin Fatlind Vidrica, banues në fshatin Bujan, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kroi i Dojanit” fshati Bujan, duke udhëtuar se bashku me shtetasin A.B, në mjetin e këtij të fundit, ka tentuar ta vrasë atë duke e goditur me thikë në krah dhe dorë.

I dëmtuari shtetasi me të dhëna: A.B., 24 vjeç, banues në fshatin Dojan, ndodhet në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori.

thika tropoje
(Thika që iu sekuestrua autorit)

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 78 e 22 i Kodit Penal.

d.gj/ Shqiptarja.com