Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme. Sipas policisë Artur Çela, banues në fshatin Helshan, komuna Golaj, rrethi Has kishte rënë në tensionin e energjisë elektrike, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Hetimet po kryhen edhe për administratorin e kësaj galerie minerare, Zaim Sejdiu, 31 vjec, nga Skënderaj i Kosovës, për akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Vetëm gjatë vitit të kaluar në galeritë minerare të kromit të qarkut të Kukësit humbën jetën 11 persona.
(sg/shqiptarja.com)
