TROPOJE- Krimi brenda në familje tronditi fshatin Luzhe, komuna Llugaj të Tropojës orët e para të mëngjesit të sotëm. Xhemal Abazi, 45 vjeç i ka marrë jetën bashkëshortes së tij, Naime Abazi, 41 vjece duke e qëlluar me armë zjarri. Krimi është shënuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Në vendengjarje shkuan forcat e Komisariatit të Policisë Tropojë. Xhemal Seit Abazi, rreth 45 vjeç, autor i dyshuar per kete ngjarje te rende është vetëdorëzuar në polici.
Në media përfliten motive të ndryshme se përse mund të jetë kryer kjo vrasje. Një nga shkaqet dyshohet se është një shtatëzani e mundshme e vajzës së tyre, cka anuk është pranuar nga kryefamiljari, ndërsa një motiv tjetër është dhe grindje për motive të dobëta mes çiftit. Policia vetë zyrtarisht nuk ka dhënë motivet që fshihen pas këtij krimi të rëndë.
(sg.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com