3450 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa janë zbuluar dhe asgjësuar gjatë aksioneve anti drogë të policisë në Tropojë dhe Tepelenë.

Nga efektivët e policisë së Tropojës janë zbuluar 300 rrënjë Kanabis e mbjellë në 2 parcela. Pas zbulimit të drogës Policia ka arrestuar autorin  Pashk Qehaja, 23 vjeç, banues në fshatin Tetaj,Tropojë.

Ndërsa në Tepelenë janë asgjësuar 3150 rrënjë Kanabis Sativa e mbjellë në 4 parcela. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesit, ndërkohë që droga është asgjësuar në vend me anë të djegies.
 
Tropojë, asgjësohen 300 rrënjë Kanabis Sativa, arrestohet autori
Finalizohet me sukses Operacion i koduar “Ura e Merturit”. Gjatë ditës së djeshme, Efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në një zonë të pyllëzuar në afërsi të fshatin Tetaj, komuna Lekbibaj, se mund të kishte bimë narkotike të mbjella kanë ushtruar një kontroll.

Si rezultat i kontrollit në fshatin Tetaj, u gjetën  dhe  u asgjesuan rreth 300 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në 2 parcelë,  të hapura  rishtas në një zonë të pyllëzuar .
Bimët varionin deri në 2m lartësi.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ështe bërë arrestimi në flangrancë i shtetasit të dyshuar si autor i  kultivimit të bimëve narkotike, Pashk Qehaja, 23 vjeç, banues në fshatin Tetaj,Tropojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë në ngarkim të këtij shtetasi , për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
 
Tepelenë, asgjesohen 3150 bimë narkotike
Efektivat e Komisariatit të Policisë  Tepelenë, në vijim të kontrollit të teritorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit  të bimëve narkotike, gjatë orëve të pasdites së ditës së djeshme, kanë asgjesuar 3150 rrënjë bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë , mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se  në ish komunën Lopës, Tepelenë midis fshatit Dorëz dhe lumit Vjosë, janë kultivuar bimë narkotike, kanë zhvilluar një kontroll të imtësishëm , ku si rezultat i kontrollit u gjetën të kultivuara në 4(katër) parcela, të hapura rishtaz, 3150 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Po punohet për idenftifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
 
Materialet i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër,për veprën penale” Kultivim i bëmëve narkotike”.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)