Një aksident ka tronditur mëngjesin e sotëm Tropojën, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tetë të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Dushaj ku një furgon i punëtorëve të HEC-it të Fierzës është përplasur me një kamion mallrash.

Nga përplasja  ka gjetur vdekjen shtetasi D.O., si dhe janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve shtetasit K.D, O.A, si dhe punëntoret e HEC-it, shtetasit, B.Gj, B.P., A.I., M.Ç., M.D., B.M., të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës.

Sipas informacioneve paraprake një nga tre të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Informacion paraprak

Më datë 17.11.2017, në fshatin Dushaj, në zonën B, është përplasur fugoni HEc-it, me drejtues mjeti shtetasi, K.D., me mjetin tip "Benz", me drejtues mjeti shtetasi O.A., banues në Pukë.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen shtetasi D.O., si dhe janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve shtetasit K.D, O.A, si dhe punëntoret e HEC-it, shtetasit, B.Gj, B.P., A.I., M.Ç., M.D., B.M., të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Er.K/Shqiptarja.com