Hektor Rizvani është djegur me qiriun që kishte ndezuar për të zbehur errësirën që pamundësia për të paguar faturën e dritave i kishte shkaktuar. Djali ndodhet në gjendje kritike për jetën në Repartin e Djegie Plastikës në QSUT.
Ai është vetëm 19 vjeç, jetim dhe pa të ardhura me të cilat mund të përballojë jetën.Të enjten në mbrëmje, nën dritën e qiriut ai ka rënë për të fjetur, pa instiktin që ne mund të kemi për të fikur dritën se po rëndohet fatura e energjisë.
Kjo pakujdesi e ka përfshirë në flakë gjithë shtëpinë duke djegur edhe djalin që falë të bërtiturave ka tërhequr vëmendjen e komshinjve të cilët i shpëtuan jetën.
Ai tani ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe apelon për ndihmë.
Pas ngjarjes ka reaguar deputetja Mimoza Hajdarmataj duke postuar në facebook-un e saj. ‘’Protestoj me shumë dhimbje e revoltë për rastin e Hektor Rizvanit, të riut që u dogj nga flakët e qiriut në banesën- kasolle të Tij në Tropojë dhe lutem që të shërohet sa më shpejt. Miq,Sot isha në spitalin e djegieve, për të parë nga afër gjendjen e Hektor Rizvanit, si dhe për ti bërë thirrje Ministrit të Shëndetësisë të marrë mënjeherë masat për ta dërguar në një klinikë jashtë shtetit.
Ai është djegur në një masë të konsiderueshme në trup dhe shërbimin e specializuar për kurim mund ta marrë vetëm jashtë. I riu, që i përket komunitetit rom të Tropojës, pa prindër, pati këtë incident si pasojë e djegies së banesës-kasolle nga qiriu, në mungesë të furnizimit me energji elektrike për pamundësi pagese. Të paktën ky është një rast për të treguar mëshirë dhe humanizëm, i refuzuar deri më tani nga kjo qeveri për të varfër e të braktisur nga shërbimi social si Hektori e qindra e mijëra të tjerë. Rasti i Hektorit dëshmon emergjecën për kompensimin e energjisë, në kuotat jetësore për shtresat në nevojë’’.
Në fotografi deputetja Hajdarmataj në vizitën e saj tek Hektor Rizvani në spital

Hektor Rizvani para se të digjej dhe i fashuar pas djegies

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com