Një minator 40 vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke punuar në një nga minierat e zonës së Zogaj-ve në bashkinë Tropojë.

Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se, Bashkim Sadikaj 40 vjeç është aksidentuar në minierë dhe ata që i kanë ardhur në ndihmë kanë qenë kolegët e tij, të cilët e kanë nxjerrë nga miniera dhe e kanë nisur drejt spitalit të Gjakovës, por ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia e Tropojës sapo ka marrë njoftimin ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë aksident që i mori jetën 40 vjeçarit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)