Eshtrat e dy personave të veshura me rroba sportive, të dyshuar se i përkasin një mashkulli dhe një femre, janë gjetur sot pranë një bunkeri në Tropojë.

Burime nga policia bëjnë me dije se skeletet e trupave janë gjetur në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur "Roga e Kermes", fshati Mejdan, rreth 100 m larg rrugës nacionale. Ka qenë një një banor i zonës, i cili është bari, që ka konstatuar eshtrat edhe më pas ka telefonuar policinë.

Eksertiza pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së dy personave, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Dyshohet se ata kanë mbi 6 muaj që kanë humbur jetën.

Burime policore bënë me dije se në bunker, ndodhet një kasolle e përshtatur si ambient strehimi, brenda së cilës kishte dy dysheke dhe pajisje kuzhine.

tropoje vend ngjarja
(Vendi ku u gjet çifti i dekompozuar)

"Nga veprimet hetimore të deritanishme, rezulton se skeletet dhe rrobat janë të pa dëmtuara me armë zjarri apo mjete të tjera", bëjnë me dije burime nga policia.

Ndërsa, burime jozyrtare nga policia e Tropjës thonë se eshtrat e gjetura i përkasin një çifti bashkëshortësh dhe se burri ishte kërkohej nga policia për shkak se ishte i përfshirë në aktivitete kriminale.

Njoftimi paraprak i policisë
Sot më datë 17.04.2016, në vendin e quajtur "Roga e Kermes", fshati Mejdan, Bashkia Tropoje, rreth 100 m larg rrugës nacionale, në një vend të pyllëzuar, të përgatitur për pushim, janë gjetur dy kufoma të skeletuara, të veshura me rroba sportive.
 
Nga veprimet hetimore të deritanishme, rezulton se skeletet dhe rrobat janë të pa dëmtuara me armë zjarri apo mjete të tjera.
Deri tani nuk është bërë e mundur identifikimi i tyre.

Provat materiale të sekuestruara në vendngjarje, janë dërguar për ekzaminime të metejshme, prova te cilat do të ndihmojnë në identifikimin e kufomave dhe shkakun e vdekjes.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)