Një 66 vjeçar nga qyteti i Tropojës është arrestuar nga blutë e Tropojës pasi ka kanosur me armë një minorene 17 vjeçare, duke e detyruar të martohej me të. Kjo mund të duket e çuditshme por ngjarja e vërtete është rregjistruar në qytetin verior këtë të enjte.

66 vjeçari  Azem Trezhnjeva ka kërcënuar me armë zjarri 17 vjeçaren R.B e cila e ka kallëzuar në polici.

Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik tip ”Zastava”, si dhe dy krëhëra me fishekë.
Trezhnjeva akuzohet  për veprat penale “Kanosja”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Shtrëngimi për të lidhur martesë”.


Njoftimi i policise
Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprat penale “Kanosja”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Shtrëngimi për të lidhur martesë”.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik tip ”Zastava”, si dhe dy krëhëra me fishekë.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit Krimeve, në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- Azem Trezhnjeva, 66 vjeç, banues në Tropojë, pasi :

Ka bërë kallzim shtetësia R.B, 17 vjeçe, banuese në Tropojë, se shtetasi Azem Trezhnjeva e ka kanosur me armë dhe e ka shtrëngur për të lidhur martesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, nga ana e Policise i’u gjet dhe ju bllokua në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit automatik “Zazstava”, si dhe dy krëhëra me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Shtrëngimi për të lidhur martesë”, parashikuar nga nenet 84, 278/3 dhe 130 i K.Penal.