Një 62-vjeçar është arrestuar në fshatin Kasaj të Tropojës, pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij R.A, 57 vjeç banues po në fshatin Kasaj të Tropojës.
Konflikti mes të arrestuarit Z.A dhe kushëririt të tij ka nisur për motive të dobëta ku Z.A në sherr e sipër ka nxjerr armën dhe ka kanosur kushëririn R.A. Ndërkohë policia po punon për gjetjen e armës me të cilën autori kanosi kushëririn.
Komento
Komente

