TROPOJE - Një rrëzim aksidental në humnerë ka ndodhur në Tropojë paraditen e sotme, si pasojë e të cilit 20-vjeçari Dardan Imeraj ka humbur jetën.

Makina e tij për shkak të shpejtësisë ka rënë në një humnerë 70 metra poshtë, në lumin Bushtricë.

Policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe trupi i të riut është dërguar në morgun e qytetit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)