Autori i aksidentit të djeshëm, ku ngeli i vdekur një i mitur 12-vjeçar, është arrestuar ditën e sotme në Tropojë. Report Tv mëson se bëhet fjalë për personin me inicialet M.C., 18 vjeç, banues në Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, 18-vjeçari aksidentoi për vdekje të miturin me inicialet F.P. dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale "shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "largimi nga vendi i aksidentit”.
Le te kaloje gjith rininë e tij tani në burg !
Përgjigju