TROPOJË - Vrasja e të riut 25-vjeçar Klodian Rasha nga ana e punonjësit të policisë përveç tronditjes së madhe publike ka ngjallur indinjatë edhe tek të rinjtë e Forumit Demokratik të Tropojës.

Ata janë solidarizuar me dhimbjen e familjarëve të të riut dhe në selinë e degës kanë kryer homazhe dhe ndezur qiri.

Me anë të këtij veprimi,të rinjtë demokrat kanë kërkuar drejtësi për Klodjanin dhe nuk kanë pyetur as për rregulla anti-covid për grumbullimin e më shumë se 10 personave në ambientet e mbyllura.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Degës së Partisë Demokratike Tropojë, Isuf Çelaj.