TROPOJË - Shtatzania e vajzës 20-vjeçare ka qenë shkak i vrasjes së një gruaje dje në Tropojë. Pak minuta pas vrasjes, policia e qytetit tha se Xhemal Abazi e kishte qëlluar të sahoqen pas një sherri të çastit për xhelozi. Por, pak orë më vonë u zbardh shkaku i vërtetë i krimit në familje.
Autori i krimit ka treguar në polici pas vetëdorëzimit, se e vrau të shoqen pasi konstatoi se vajza 20-vjeçare kishte mbetur shtatzënë pa u martuar apo fejuar. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit bëjnë me dije se nëna e 4 fëmijëve u vra pas një sherri të çastit nga burri i saj. Ai kishte fajësuar të shoqen për mungesë kujdesi dhe vërtetësie në lidhje me vajzën. Konflikti mes bashkëshortëve ka ndodhur pas mesnate. Abazi pohoi se shoqja ishte bashkëfajtore në humbjen e nderit të vajzës së tyre.

(aq/shhqiptarja.com)