TROPOJË- Një 40-vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri automatik në fshatin Kovaçe.

Mësohet se ka mbetur e plagosur aksidentalisht  dhe nusja e xhaxhait të viktimës me inicialet H.H.,  pasi ka tentuar t'i marrë armën 40- vjeçarit për të ndaluar vetëvrasjen.

54- vjeçarja është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima e ka kryer këtë akt në gjendje depresive.

Policia ka sekuestruar nga vendi i ngjarjes 1 armë zjarri automatik, 1 një krëhër me 11 copë fishek, një granat dore të cilën e kishte në xhep të xhupit, viktima. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)