Trukime masive të ndeshjeve, Federata e futbollit pezullon kampionatet

Trukime masive të ndeshjeve, Federata e futbollit pezullon kampionatet

Stadiumi në kryeqytetin bolivian të La Paz

BOLIVI - Federata Boliviane e Futbollit (FBF) vendosi të martën të anulojë dy turnetë e futbollit më të mirë të vendit, mes hetimeve mbi akuzat për korrupsion dhe trukim ndeshjesh. Njoftimi erdhi pasi FBF thirri një takim të jashtëzakonshëm me 17 klubet e divizionit të parë dhe delegatët nga nëntë shoqata rajonale të futbollit për të vendosur të ardhmen e turneut të ligës kombëtare dhe Kupës vendase Simon Bolivar.

FBF kishte paraqitur një kallëzim penal të hënën në zyrën e prokurorit të La Paz-it kundër lojtarëve, zyrtarëve dhe gjyqtarëve të dyshuar të përfshirë në një rrjet korrupsioni dedikuar manipulimit të ndeshjeve, ryshfetit dhe basteve të paligjshme në futboll.

"Është vendosur që të anulohet turneu kryesor në kampionat dhe kupa profesionale, janë gjetur të dhëna serioze se të dy turnetë janë dëmtuar", tha presidenti i FBF, Fernando Costa në një konferencë shtypi.

Costa tha se një turne i ri, i shkurtër do të zgjasë deri në fund të vitit, megjithëse fillimisht kërkonte miratimin e organit qeverisës të futbollit të Amerikës së Jugut CONMEBOL.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër