Në Shqipëri ka kohë që flitet për trukime ndeshjesh, madje së fundmi ka edhe raporte hetimore nga UEFA, kur Skënderbeu rrezikon 10 vjet dënim në Europë. Por nëse vendin tonë ka vetëm fjalë, në Spanjë ka vepra. Në ditën e sotme janë arrestuar 10 persona në Spanjë, si pasojë e një operacioni që në qendër të tij kishte trukimin e ndeshjeve.
Në ndryshim nga Shqipëria, ky hetim ishte ngritur nga vetë shteti spanjoll. Bëhet fjalë për trukime ndeshjesh që kanë ndodhur në ligën e tretë të futbollit në Spanjë dhe më saktësisht në Segunda B. Sipas asaj që raporton “Reuters”, priten akoma më shumë të arrestuar për këtë ngjarje.
Por nuk është hera e parë që në Spanjë përfundojnë në burg për trukime ndeshjesh. Në prill të vitit të kaluar, kanë përfunduar 5 persona në pranga për manipulim në rezultatin e takimit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com