Trukimet, Skënderbeu e pranon: Po
hetohemi nga UEFA, jemi të pastë

Trukimet, Skënderbeu e pranon: Po<br />hetohemi nga UEFA, jemi të pastë
Futbolli shqiptar nuk është i qetë duke qenë sërish në vorbullën e hetimeve për trukime ndeshjesh në kampionat, por edhe në Europë. Këtë herë në qendër të hetimeve është vendosur sërish Skënderbeu, që pak ditë më parë fitoi titullin e 6 kampion në Shqipëri.
 
Zërave të ditëve të fundit në media dhe në rrjetet sociale për një hetim të nisur nga UEFA, i ka konfirmuar vetë klubi kampion përmes një deklarate për mediat.
 
Skënderbeu informon tifozët se “jemi njoftuar nga UEFA për t’u paraqitur në një seance dëgjimore për të dhënë shpjegime në lidhje me një hetim në ngarkim të klubit tonë nga organizata më e madhe e futbollit europian.
 
Inspektorët e UEFA-s kane ngritur dyshime mbi vërtetësinë e rezultateve tona në disa ndeshje te kampionatit shqiptar (kundër Partizanit, Teutës, Tiranës,Vllaznisë), si dhe në kupat e Europës”.
 
Për nisjen e hetimeve, Skënderbeu akuzon median, rrjetet sociale dhe kundërshtarët për akuzat e ngritura. “Sipas materialit të vënë në dispozicion hetimi ka nisur nga informacionet e marra nga kompanitë e basteve shqiptare e të huaja, nga aludimet ne rrjetet sociale nga ana e tifozëve kundërshtarë të Skënderbeut, si dhe nga media të caktuara”.
 
Megjithatë korçaret mbyllin reagimin duke theksuar se “Do u japim shpjegime inspektorëve, duke u argumentuar atyre se ne kemi fituar gjithçka me meritë dhe se rezultatet tona kanë qenë gjithmonë të merituara. Jemi të qetë, pasi dimë vërtetësinë e seriozitetin e punës sonë.
 
Në të njëjtën kohë, po përgatitim gjithçka mirë për një përfaqësim dinjitoz në kupat e Europës”.
 
Skënderbeu, por edhe ekipet të tjera në Shqipëri në vitet e fundit ka qenë pjesë e raporteve të Federbet për dyshime për trukime ndeshjesh në kampeticionet Europiane dhe miqësoret e fazave përgatitore, por edhe të kampionatit shqiptar. 

Deklarata e klubit të Skënderbeut në faqen zyrtare

Skënderbeu

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!