Trukimi,ish-presidenti i Skënderbeut
sulmon UEFA pas raportit të skandalit

Trukimi,ish-presidenti i Skënderbeut<br />sulmon UEFA pas raportit të skandalit
Ish-presidenti i Skënderbeut Agim Zeqo reagon për herë të parë pas akuzave për trukim nga UEFA.
 
Zeqo mohon akuzat për trukim, ndërsa shprehet se "Sulmet e ditëve të fundit janë përpjekje të disa grupeve të caktuara të cilat nëpërmjet letrave anonime apo ndonjë lidhjeje të tyre miqësore në institucionin e UEFA kanë menduar se do përfitojnë financiarisht apo dëmtojnë imazhin e Skënderbeut"thotë ai.
 
Në mbyllje të reagimit, ish-presidenti Zeqo sulmon UEFA-n për publikimin e raportit që sipas tij është konfidencial.
 
"UEFA-s mbas ngjarjeve të 2 viteve të fundit ku Presidenti dhe një pjesë e mire e drejtuesve janë akuzuar për korrupsion dhe sidomos qëndrimi i saj i pa precedent pas ndeshjes së Kombëtares sonë në Beograd në sytë e mi por jo vetëm UEFA ka humbur totalisht besimin dhe kredibilitetin. Me duket qesharake të të akuzojë një i akuzuar".
 
Deklarata e plotë
"Te dashur Ujqerit e Debores dhe dashamires te ekipit te futbollit te Skenderbeut. Pas rreth 2 vjet e gjysem perpjekjesh dhe suksesi te perbashket me ekipin tone te zemres kisha vendosur te komunikoja me ju vetem neper shkallet e stadiumeve dhe jo nepermjet mediave. Por sulmet e diteve te fundit kunder Skenderbeut , sukseseve dhe rekordeve te tij per kampionatin tone ma bejne te domosdoshme nje sqarim per ju.

Nepermjet kesaj deklarate dua tju siguroj ju se cdo sukses qe kam aritur ne jeten time perfshire dhe sukseset me ekipin e futbollit te Skenderbeut kane qene frut i perpjekjeve dhe deshires se madhe per te qene fitues kudo. Asnjehere ne jeten time nuk kam qene fallco apo te jem shtirur. Dua tju siguroj Ju se brohoritjet dhe duartrokitjet e sinqerta te Juajat per ekipin e Skenderbeut ASNJEHERE te vetme per sa kohe une kam qene President i Klubit nuk kane qene per dicka jo te vertete.

Ekipit ju ja keni dhene me zemer dhe ai i ka merituar 100%. Besoj dhe mendoj shume qe dhe pas largimit tim dhe deri me sot kane qene te tilla. Natyrisht i takon Presidentit Takaj te shpjegohet me shume per kete periudhe . Sulmet e diteve te fundit ne bashkarisht duhet ti marim vetem si nje perpjekje te disa grupeve te caktuara te cilat nepermjet letrave anonime apo ndonje lidhjeje te tyre miqesore ne institucionin e UEFA kane menduar se do perfitojne financiarisht apo demtojne figuren time dhe imazhin e ekipit te Skenderbeut. Raportin e UEFA-s per Skenderbeun u detyrova ta lexoj keto dite. Ai sipas rregullave te vete UEFA-s duhet te ishte konfidencial.

Dalja e tij ne media rikonfirmon edhe njehere opinionin tim per gjithe kete situate. Dikur institucioni i UEFA-s per te gjithe ne besoj se ka qene nje bashkim i vlerave te perbashketa te te gjithe antareve te saj, por mbas ngjarjeve te 2 viteve te fundit ku Presidenti dhe nje pjese e mire e drejtuesve jane akuzuar per korrupsion dhe sidomos qendrimi i saj i pa precedent pas ndeshjes se Kombetares sone ne Beograd ne syte e mij por jo vetem UEFA ka humbur totalisht besimin dhe kredibilitetin.

Me duket qesharake te te akuzoje nje i akuzuar. Per te respektuar punen,mundin dhe perpjekjet e mia dhe natyrisht dhe emocionet dhe brohoritjet e juaja ne shkallet e stadiumeve une po ju informoj sot se do perballem me ta perpara drejtesise,pikerisht ne ate gjykate ku ata kane dhe seline e tyre per te nxjere ne shesh te verteten.

Uroj qe kete vit ekipi i Skenderbeut ne fushen e lojes , Ujqerit e Debores ne shkallet e stadiumeve dhe Qyteti i mrekullueshem i Korces me mikpritjen e tij me shume se cdo here tjeter te tregojne vlerat e tyre dhe te bejne qe te gjithe ata qe u perpoqen ti prishin imazhin tju vije Turp. Ju pershendes te gjitheve dhe uroj te dilni perseri KAMPION"
 
 
 d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron