Trukoi 50 ndeshje, Skënderbeu
rrezikon titujt, akuza nis hetimet
 
PDF/Raporti i UEFA për Skëndërbeun

Trukoi 50 ndeshje, Skënderbeu<br />rrezikon titujt, akuza nis hetimet<br /> <br />PDF/Raporti i UEFA për Skëndërbeun
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode është i përfshirë në skandalin e trukimeve në bastet sportive të skuadrës së Skënderbeut.
 
Sipas një raporti të publikuar nga UEFA, ish-ministri Bode, ish-presidenti i ekipit, Agim Zeqo dhe ai aktual, Ardian Takaj kanë trukuar mbi 50 ndeshje të Skëndërbeut, 41 prej të cilave në Superligën Shqiptare.
 
 UEFA i kushton një paragraf të posaçëm ish-ministrit, ku ndër të tjera lidh edhe trukimin e ndeshjeve me privatizimin e Lotarisë Kombëtare.
 
Në raport thuhet se Bode ka ndikuar edhe në trukimin e ndeshjeve mes Dinamos dhe Skënderbeut apo në ndeshjet Skënderbeu-Shkumbini.

Uefa ka zbardhur në një raport të gjitha argumentet e përjashtimit me një vit të skuadrës korçare nga Kupat e Europës.
 
Në raportin e inspektorëve të UEFA-s shkruhet se Skënderbeu ka qënë i përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në fiksimin e ndeshjeve në 6 vitet e fundit.
 
Janë mbi 50 ndeshjet të trukuara nga 6 herë kampionët e Shqipërisë prej të cilave 5 në Champions League,2 në Europa League,41 ndeshje të Superligës e Kupës dhe 6 ndeshje miqësore.
 
Përveç ish-ministrit Bode Uefa thotë se edhe Ish-presidenti I skuadrës Agim Zeqo dhe presidenti aktual Ardian Takaj janë të përfshirë në skandalin e basteve të skuadrës.

Në ndehsjet e trukuara në Kupat e Europës përfshihen ndeshjet me Krusanders,Dinamo Zagreb,Sportingun e Lisbonës,apo edhe Lokomotivën e Moskës ku del edhe emir I mbrojtësit Bajram Jashanica që ka toleruar.
 
Ndërsa ndeshjet e trukuara nga Superligën shqiptare nisin me një ndeshje ndaj Shkumbimit në 12 dhjetor 2010 për të vijuar me shumë e shumë ndehsje të tjera që Skënderbeu ka luajtur me skuadrat shqiptare si Dinamo,Kastrioti,Laci,Teuta,Tirana apo edhe Bylis.

Pra sipas raportit të Uefa-s,këto mbi 50 ndehsje të Skënderbeut janë trukuar nga Ish-ministri Ridvan Bode,Ish-presidenti Agim Zeqo dhe ai actual Takaj.

Në qershor Uefa pezulloi me një vit Skënderbeun nga Kupat e Europës për trukim ndeshjesh ndërsa skuadra korcare e apeloi vendimin në Cas.

Edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv la në fuqi vendimin e Uefa-s por ende nuk e ka publikuar vendimin e zbardhur.FSHF pas daljes së raportit të Uefas ka bërë një sqarim public ku deklaron se po pret vendimin e arsyetuar të CAS për Skënderbeut.

Çfarë rrezikon Skënderbeu 
Pas publikimit të raportit të UEFA-s për dënimin e Skënderbeut për trukime ndeshjesh që lidhen me bastet sportive, shtrohet pyetja se a do dënohet klubi korçar edhe në Shqipëri dhe sa rrezikon.

Sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Futbollit nëse faktohet që një ekip ka trukuar rezultatin e ndeshjeve atëherë ky ekip dënohen me rënien nga kategoria dhe në rast se ka fituar ndonjë trofe edhe me heqjen e tij.

Skënderbeu është shpallur 6 herë radhazi kampion në Kategorinë Superiore që nga sezoni 2010-2011 e deri në atë 2015-2016. Po pikërisht në këtë periudhë janë edhe ndeshjet e cilësuara sit ë manipuluara nga UEFA, ndaj nëse FSHF merr për bazë këtë raport atëhere Skënderbeu rrezikon me heqjen e të gjithë titujve të fituara si dhe rënien në kategoritë inferiore.

Për të marrë këtë vendim në FSHF organi kompetent është Komisioni i Etikës, që ende nuk është mbledhur për të hetuar mbi raportin me 41 ndeshje të quajtura nga UEFA si të trukuara në kampionatin shqiptar.

Ja si u zbulua Skënderbeu
Një nga provat më të forta të UEFA-s për dënimin e Skënderbeut, por edhe të gjithë skuadrave që akuzohen për trukime ndeshjesh janë sinjalizimet nga sistemi special i monitorimit.
 
Sistemi i Monitorimit për Manipulimin e Ndeshjeve ose shkurt BFDS është krijuar në 2009-ën nga UEFA si kundërpërgjigje për rritjen alarmuese të numrit të ndeshjeve të manipuluara në kompeticionet europiane, si dhe ato kombëtare.
 
Sipas raportit të hartuar nga UEFA ku system: “Ka konfirmuar, në bazë të të dhënave statistikore dhe modeleve matematikore të përdorura nga ky sistem, se klubi shqiptar i Skënderbeut ka qenë vazhdimisht i përfshirë në trukimin e ndeshjeve në kompeticionet kombëtare dhe ato ndërkombëtare në gjashtë vitet e fundit.
 
BFDS ka marrë në shqyrtim një numër ndeshjesh të Skënderbeut, të zhvilluara në kompeticionet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, ndeshje zyrtare dhe miqësore, duke arritur në përfundimin se klubi ka manipuluar sfidat e mëposhtme: 5 ndeshje në Champions League, 2 në Europa League, 41 në Kategorinë Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë dhe 6 ndeshje miqësore.
 
Rezultatet e BFDS nuk lënë asnjë hije dyshimi se Skënderbeu ka qenë i përfshirë direkt ose indirekt në ndikimin e rezultatit final të një numri të madh ndeshjesh në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare.
 
Hetimet nga Shqipëria
Burime nga akuza sqaruan për ReportTv se një raport i tillë nuk i është vënë në dispozicion nga UEFA apo Federata Shqiptare e Futbollit, por tashmë që ai është publik hetimet për cdo dyshim apo veprim të paligjshëm të ndodhur në Shqipëri do të nisin kryesisht nga njësia kundër krimit ekonomik.
 
Ndalur tek emrat e përmendur në raportin e UEFA-s përfshi dhe ish Ministrin e Financave Ridvan Bode burimet sqaruan se nuk ka asnjë pengesë për të hetuar penalisht cdo person që ka marrë pjesë në këto trukime por së pari duhen kryer verifikimet mbi faktet që UEFA ka për secilin.
 
Prej kohësh në Shqipëri dyshimet se president klubesh biznesmen dhe kompani bastesh janë të përfshirë në trukime ndeshjesh por në dy dekada personat e dënuar për këtë vepër penale numërohen me gishtat e dorës duke mos i kaluar 10 vetë.
raporti per skenderbeun
(Raporti i Uefa, ku permendet emri i Ridvan Bode)

takaj bastet




  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron