Trump: Agjentët e FBI-së më bastisën shtëpinë në Mar-a-Lago, Florida

Trump: Agjentët e FBI-së më bastisën shtëpinë në Mar-a-Lago, Florida

Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump thotë se agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) kanë “bastisur” shtëpinë e tij në Florida.

“Shtëpia ime në Mar-a-Lago është pushtuar nga një grup i madh i agjentëve të FBI-së”, u shpreh Trump.

Ky kërkim është raportuar të jetë i lidhur me disa hetime nëse Trump zotëron dokumente zyrtare. Kjo ngjarje vjen teksa Trump përgatitet për garën e tretë presidenciale në zgjedhjet e vitit 2024.

Sipas rrjetit amerikan, CBS News, Trump ka qenë në të ashtuquajturën Kulla Trump në qytetin e Nju Jorkut, në kohën kur kanë ndodhur bastisjet.

“Këto janë kohë të errëta për kombin tonë”, deklaroi Trump.

Ai tha FBI-ja s’ka pasur nevojë t’i bastisë shtëpinë, pasi ka bashkëpunuar me të gjitha agjencitë federale. Trump tha se këto veprime janë “sjellje të pahijshme prokuroriale” për ta parandaluar atë që të garojë sërish për president.

“Një sulm i tillë mund të ndodhte vetëm në shtetet e botës së tretë. Fatkeqësisht, Amerika është bërë një prej këtyre shteteve, e korruptuar në nivele që nuk i kemi parë më herët. Ata kanë hapur edhe kasafortën time”, tha Trump.

Eric Trump, djali i Trumpit, ka thënë për kanalin Fox News, se kërkimet e FBI-së kanë qenë të lidhura me Arkivat Shtetërore.

Në muajin shkurt, Arkivat Shtetërore, një agjenci qeveritare në SHBA që menaxhon ruajtjen e dokumenteve presidenciale, i ka kërkuar sistemit të drejtësisë të hetojë Trumpin për mënyrën si i ka menaxhuar dokumentet zyrtare. Arkivat Kombëtare kanë thënë se kanë siguruar 15 kuti nga shtëpia e Trumpit, disa prej të cilave kanë pasur dokumente të klasifikuara.

Sipas ligjit, presidentët amerikanë duhet të transferojnë të gjitha dokumentet e tyre, përfshirë emailat, në Arkivat Shtetërore. Mirëpo disa zyrtarë besojnë se ish-presidenti Trump ka asgjësuar shumë dokumente. Arkivat kanë thënë se disa dokumente janë kthyer në gjendje jo të mirë dhe është dashur të ngjiten me njëra-tjetrën. Trump, atë kohë, ka hedhur poshtë raportimet për diçka të tillë.

Një këshilltar i lartë i Trumpit ka thënë për rrjetin CBS, se agjentët federalë kanë kërkuar dokumente presidenciale në Mar-a-Lago. Për një kërkim të tillë agjentët duke të kenë vendim të gjyqtarit.            

Një zyrtar ka thënë se Shtëpia e Bardhë nuk ka qenë e informuar për kërkime të tilla nga FBI-ja. Shtëpia e Bardhë ka thënë se është duke kufizuar komunikimet me zyrtarë të lartë të departamenteve të drejtësisë për të shmangur atë që mund të konsiderohet presion politik.

Presidenti amerikan, Joe Biden ishte zotuar përgjatë fushatës presidenciale se do të qëndronte larg çështjeve të drejtësisë.

Përveç çështjes me Arkivat Shtetërore, Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, është duke hetuar veprimet e Trumpit lidhur me trazirat e 6 janarit të vitit 2021, kur një mori e mbështetësve të tij kanë hyrë në ndërtesën e Kongresit, teksa ligjvënësit ishin përgatitur për të certifikuar fitoren e Bidenit në zgjedhje. Një prokuror në qarkun Fulton në Xhorxhia, është duke hetuar po ashtu nëse Trump dhe mbështetësit e tij, kanë tentuar të ndërhyjnë në rezultatet zgjedhore të vitit 2020.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:19
FBI 'bastis' kompleksin e Trump në Florida, publikohen foto të letrave 'misterioze'! Ish presidenti i zhdukte në tualet

Pasi lajmi për bastisjen e FBI-së në kompleksin Mar-a-Lago që Donald Trump zotëron në bregdetin e Floridas, ku po kërkohen materiale të klasifikuara të Presidencës së SHBA, gazetarja e New York Times dhe bashkëpunëtorja e CNN, Maggie Haberman ka zbuluar disa imazhe që rëndojnë pozitat e ish-presidentit. Ajo zbuloi dy raste në të cilat Trump mesa duket ka hedhur dokumente konfidenciale të shkruara me dorë, në tualet, për t’i zhdukur nga syri i të tjerëve rreth tij. Fotot tregojnë shënime të shkruara me dorë që Trump me sa duket i ka grisur dhe u përpoq të hidhte nw tualeti.Në imazhet e zbuluara të hënën, është e paqartë se çfarë i referohen dokumenteve - dhe kush i ka autorët - por duket se ato janë shkruar me dorëshkrimin e Trump me shënues të zi. Haberman tha se një imazh është nga një tualet i Shtëpisë së Bardhë dhe tjetra është nga një udhëtim jashtë shtetit që iu dha asaj nga një burim i Shtëpisë së Bardhë Trump.

"Kush e di se çfarë ishte kjo gazetë? Vetëm ai do ta dinte dhe me sa duket kushdo që merrej me të, por pika e rëndësishme është te të dhënat," tha Haberman për CNN John Berman dhe Brianna Keilar në "New Day" të hënën në mëngjes.

Një ish-zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kujtoi se ndërsa ruajtja e dokumenteve ishte një përgjegjësi kryesore e sekretarit të stafit, pjesës tjetër të stafit të lartë të Trumpit i mungonte ndjenja e detyrimit të tyre për të mbajtur të dhënat e dokumenteve që lëviznin nëpër krahun perëndimor. Mbajtja e rastësishme e të dhënave të Trump ishte objekt i një lufte të zgjatur në fillim të këtij viti midis tij dhe Arkivit Kombëtar dhe Departamenti i Drejtësisë e ka hetuar këtë çështje .

D.GJ/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 09/08/2022 10:21

    Ne USA ka shtet, drejtesi dhe zbatueshmeri te ligjit te barabarte si per presidentin edhe per ate qe fle ne rruge,nuk eshte si ne Shqiperi ku prokuroret skane by*h jo te hetojne por te zene ne goje emrin e banditeve kryeministra e presidente shqiptare qe kane kryer e kryejne krime te tmerrshme e vazhdojne te na shesin pordhe si "luanë xhungle".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni