Historiani dhe profesori Allan Lichtman ka parashikuar saktë 9 nga 10 rezultatet e fundit presidenciale në SHBA. Këtë vit ai parashikon se Kamala Harris do të fitojë.

Sipas CNN, sistemi i tij, i cili quhet “Çelësat e Shtëpisë së Bardhë”, kalon përmes “13 parametrave” në një listë për të llogaritur parashikimin përfundimtar, duke mos marrë parasysh sondazhet e përdorura në prag të zgjedhjeve.

Edhe pse është i sigurt në parashikimin e tij, Lichtman tha se ishte nervoz për shkak të “urrejtjes” që ai dhe familja e tij kanë marrë.

“Nuk më intereson aq shumë nëse kam të drejtë apo gabim, më intereson e ardhmja e vendit tonë, i cili është në rrezik të madh”, ka thënë ai.

Lichtman ishte një nga të paktët që parashikoi saktë se Donald Trump do të fitonte zgjedhjet e vitit 2016.

Sistemi i tij prej 13 pikësh, secili u përgjigj ose me një “po” ose “jo”, merr në konsideratë një sërë faktorësh dhe rrethanash të tilla si nëse ka pasur trazira sociale gjatë mandatit të mëparshëm presidencial, nëse ekonomia është në recesion, dhe nëse presidenti aktual është përballur me skandale të mëdha gjatë mandatit të tij ose saj.