Trump apo Harris? 'Nostradamusi i zgjedhjeve' tregon fituesin! Parashikoi saktë 9 nga 10 rezultatet e fundit në SHBA

Trump apo Harris? 'Nostradamusi i zgjedhjeve' tregon fituesin! Parashikoi saktë 9 nga 10 rezultatet e fundit në SHBA

Historiani dhe profesori Allan Lichtman ka parashikuar saktë 9 nga 10 rezultatet e fundit presidenciale në SHBA. Këtë vit ai parashikon se Kamala Harris do të fitojë.

Sipas CNN, sistemi i tij, i cili quhet “Çelësat e Shtëpisë së Bardhë”, kalon përmes “13 parametrave” në një listë për të llogaritur parashikimin përfundimtar, duke mos marrë parasysh sondazhet e përdorura në prag të zgjedhjeve.

Edhe pse është i sigurt në parashikimin e tij, Lichtman tha se ishte nervoz për shkak të “urrejtjes” që ai dhe familja e tij kanë marrë.

“Nuk më intereson aq shumë nëse kam të drejtë apo gabim, më intereson e ardhmja e vendit tonë, i cili është në rrezik të madh”, ka thënë ai.

Lichtman ishte një nga të paktët që parashikoi saktë se Donald Trump do të fitonte zgjedhjet e vitit 2016.

Sistemi i tij prej 13 pikësh, secili u përgjigj ose me një “po” ose “jo”, merr në konsideratë një sërë faktorësh dhe rrethanash të tilla si nëse ka pasur trazira sociale gjatë mandatit të mëparshëm presidencial, nëse ekonomia është në recesion, dhe nëse presidenti aktual është përballur me skandale të mëdha gjatë mandatit të tij ose saj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nari: 04/11/2024 20:06

    o report tv do hani nje m….. mbasi trump do fitoje zgjedhjet

    Përgjigju
  • Nuriancenka: 04/11/2024 18:56

    1Kamala haris 2cdonald trump 3 robert kenedy 4 xhorxh bush 5 mishel obama 6 niky 7 algor 8 elio musk 9 adams 10 regan 11 peloci 12 alex soro 13 truma iri 14 rusveli 14 wlliam smill 15 pdesta 16 bert sander 17 blumer 18 partia e majta 19 zuzeberg 20 grua edyte xhimi karte 21 partia blertec22 dhentri trump 23 atonjo blike 24 limuzin 25 keshilltari kliton 26 dog dog 27partia komuniste 28 leviski 29 partia e majta 30 albraham nikol iri31 partia punetore 32 partia monArkike 33 partia progresiv 34 partia kunder kafes zgjedhje do jete te barabTa por pergati zgjedhje per bill kliton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!