Trump: Biden është kërcënimi i vërtetë për demokracinë, jo unë

Trump: Biden është kërcënimi i vërtetë për demokracinë, jo unë

Joe Biden dhe Donald Trump

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cilësoi paralajmërimet se fitorja e tij në 2024 do të ishte një kërcënim për demokracinë, duke i cilësuar akuzat mashtrime dhe dezinformime.

Trump, i cili po përballet me akuza federale dhe shtetërore që rrjedhin nga përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, tha në një fjalim Presidenti Joe Biden “është kërcënimi i vërtetë për demokracinë”.

“Por jo, unë nuk jam një kërcënim. Unë do të shpëtoj demokracinë. Kërcënimi i vërtetë është Joe Biden”, tha Trump.

Ish-presidenti, i cili tha javën e kaluar se ai nuk do të ishte diktator nëse do të rizgjidhej përveç ditës së parë, raporton CNN.

Trump tha gjithashtu se sulmet e demokratëve në lidhje me demokracinë ishin një “përpjekje e dëshpëruar dhe e paturpshme për të shkëputur vëmendjen nga abuzimet monstruoze të pushtetit që e majta po kryen para syve tuaj”.

Biden dhe demokratët kanë paralajmëruar se zgjedhja e Trump përsëri në 2024 mund të shkatërrojë themelet e demokracisë amerikane.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej