Trump: Comey nuk është shkarkuar për shkak të hetimeve të ndërhyrjes ruse

Trump: Comey nuk është shkarkuar për shkak të hetimeve të ndërhyrjes ruse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk e ka shkarkuar James Comeyn nga pozita e drejtorit të FBI-së, vitin e kaluar, për shkak të hetimeve të kësaj agjencie mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA, më 2016.

Comey "nuk është shkarkuar për shkak të hetimeve të rreme të Rusisë", tha Trump në një postim në Twitter.

Deklarata duket se bie në kundërshtim me një koment që ka bërë Trump për motivet e tij, dy ditë pas shkarkimit të Comeyt, në maj të vitit 2017.

"Në fakt, kur kam vendosur ta bëj këtë (të shkarkoj Comeyn), i kam thënë vetes: kjo gjëja e Rusisë është një histori e trilluar", ka thënë Trump në atë kohë.

Shkarkimi i Comeyt ka çuar në emërimin e këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, i cili tani udhëheq hetimet e Departamentit amerikan të Drejtësisë mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhje dhe bashkëpunimin e mundshëm të fushatës së Trumpit me zyrtarët rusë.

Trump vazhdimisht e ka mohuar se ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis bashkëpunëtorëve të tij dhe Rusisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes