Trump deklarohet i pafajshëm në rastin e mashtrimit zgjedhor në Xhorxhia

Trump deklarohet i pafajshëm në rastin e mashtrimit zgjedhor në Xhorxhia

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm në rastin e mashtrimit zgjedhor në Xhorxhia.

Pasi u deklarua, ai hoqi dorë nga e drejta për t’u paraqitur në gjykatë javën e ardhshme, raporton BBC.

“Duke kuptuar të drejtat e mia, unë heq dorë lirisht dhe vullnetarisht nga e drejta ime për të qenë i pranishëm në gjykatë”, thuhet në dokumentin e nënshkruar.

Trumpi ka thyer heshtjen ditë më parë duke u deklaruar nëpërmjet rrjetit social X, pasi iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.

Ish-presidenti amerikan është në mesin e 19 personave të akuzuar për komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në shtetin amerikan.

Ai ka publikuar fotografinë e arrestimit në X, me mbishkrimin “Kurrë mos u dorëzo”.

Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje, duke e përshkruar rastin si të motivuar politikisht.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu