Trump demokratëve: Ndryshoni menjëherë ligjet për emigracionin

Trump demokratëve: Ndryshoni menjëherë ligjet për emigracionin

Donald Trump

Shtëpia e Bardhë i bëri të dielën jehonë komenteve të Presidentit Donald Trump, duke thënë se mbetet ende e hapur mundësia për të dërguar emigrantë pa dokumente në qytetet-strehë që nuk i deportojnë këta individë, megjithëse agjenci federale kanë thënë se një gjë e tillë nuk do të ishte praktike dhe se nuk ka fonde për ta realizuar një gjë të tillë.

"Po analizojmë të gjitha opsionet për sa kohë që demokratët nuk duan ta pranojmë se kemi krizë në kufi," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders në një intervistë në emisionin "Fox News Sunday" të dielën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgënjeshtroi njoftimet se i ka kërkuar Sekretarit në detyrë të Sigurisë Kombëtare mbylljen e kufirit SHBA – Meksikë dhe se i ka ofruar falje në rast se do të përballej me akuza ligjore për këtë veprim. Presidenti gjithashtu kërkoi sot që demokratët të veprojnë për të ndryshuar menjëherë legjislacionin amerikan për emigracionin dhe tha se në të kundërt qytetet-strehë do të duhet të kujdesen për emigrantët e paligjshëm që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Donald Trump përgënjeshtroi njoftimet se i ka kërkuar një zyrtari të kufirit që të mbyllte kufirin me Meksikën dhe se do ta falte me dekret nëse ai do të përballej me akuza ligjore për këtë veprim.

Presidenti Trump postoi një koment në Twitter ku shkruan se “nuk kam ofruar kurrë falje për zyrtarë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare; nuk kam urdhëruar ndokënd të mbyllë kufirin tonë jugor (megjithëse kam të gjithë të drejtën të veproj kështu dhe ndoshta do ta bëj, nëse Meksika nuk ndalon emigrantët e paligjshëm që vijnë drejt kufirit tonë); gjithashtu, nuk jam i irrituar”.

Presidenti Trump këmbëngul se “demokratët duhet të ndryshojnë me shpejtësi ligjet për emigracionin. Nëse jo, atëherë qytetet-strehë duhet të marrin menjëherë masat për t’u kujdesur për emigrantët e paligjshëm – dhe aty përfshihen anëtarë bandash, kontrabandistë droge, trafikantë të qenieve njerëzore, si dhe kriminelë të të gjitha formave, përmasave dhe llojeve. Ndryshoni ligjet tani!”.

Dje, gazeta “The New York Times” dhe rrjeti CNN njoftuan se Presidenti Trump i kërkoi javën e kaluar Kevin McAleenan, në atë kohë komisioner i agjensisë së Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare, të mbyllte kufirin SHBA – Meksikë, për të ndalur ardhjen e emigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara. Zoti McAleenan është emëruar tashmë Sekretari i Sigurisë Kombëtare, në detyrë, pas dorëheqjes së Kirstjen Nielsen më 10 prill.

Të dyja mediat cituan zyrtarë anonimë të administratës si burimi i njoftimeve të tyre. Gazeta “The New York Times” gjithashtu shtoi se “është e mundshme që zoti Trump mund të ketë bërë shaka me komentet drejtuar zotit McAleenan”. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Agjentët e Mossad-it zbulojnë detaje nga operacioni i shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut

Agjentët e Mossad-it zbulojnë detaje nga operacioni i shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut