Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë përshëndetur njoftimin e NATO-s për të larguar përfaqësinë ruse në aleancën ushtarake.
“Trump dhe Merkel biseduan në telefon për këtë vendim”, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.
24 vende, mes të cilave SHBA-ja dhe 17 anëtarë të BE-së, vendosën të largojnë gjithsej 117 diplomatë rusë në kuadër të reprezaljeve të koordinuara nga ana e perëndimorëve kundër Moskës pas helmimit të një ish-agjenti të dyfishtë rus në Britani të Madhe.
Komento