Pas kërkesës publike ndaj vendeve të NATO-s pak ditë më parë, presidenti i SHBA Donald Trump deklaron se do t’i ndalojë evropianët që të blejnë naftë ruse. Një veprim i tillë, sipas presidentit amerikan, do ta detyronte Moskën që të ulej në negociata për të arritur një armëpushim dhe një marrëveshje paqeje me Ukrainën.
Në një aktivitet, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA-së në NATO, Mattheë Whitaker, ai tha:"Hej, Matt, ata duhet të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia. A mund ta thuash këtë?. Evropianët po blejnë naftë nga Rusia dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Matt nuk do ta lejojë këtë për shumë kohë".
Presidenti i SHBA shprehu më tej edhe zhgënjimin me homologun rus, Vladimir Putin, teksa tha: "Jam shumë i zhgënjyer nga Putini. Midis 5,000 dhe 7,000 njerëzve vdesin çdo javë pa asnjë arsye", tha ai, duke përsëritur se rënia e mëtejshme e çmimit të naftës do t'i jepte fund luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, Kremlini thotë se Putin është i hapur të punojë me SHBA për një zgjidhje paqësore, por sipas tij, problemi qëndron te presioni që ushtrojnë perëndimorët.
"Qëllimi i Perëndimit për të vazhduar të ushtrojë presion mbi Rusinë në çfarëdo mënyre nuk është i favorshëm për një zgjidhje në Ukrainë. Putin, ashtu si Donald Trump është i interesuar dhe i hapur për ta çuar të gjithë çështjen ukrainase drejt një zgjidhjeje paqësore”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nga ana tjetër, kërkon që edhe SHBA t’u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Moskës. Sipas tij, nëse Rusia nuk ndalhet, do të jetë një kërcënim për të gjitha vendet e Evropës.
"Nëse Rusia nuk ndalet, ajo me siguri do të bëhet një kërcënim për vendet e Evropës dhe rajonin e Paqësorit. Sanksionet e forta janë një mjet që do të ndihmojë në ndalimin e gjithë kësaj", shkroi Zelensky.
Më herët, presidenti amerikan, në një letër publike drejtuar NATO-s kërkonte që të gjithë vendet të vendosnin sanksione ndaj Moskës si dhe të ndalonin së bleri naftën e saj, si një mënyrë për ta detyruar atë që të ulej në tryezën e negociatave. Ai kërkoi gjithashtu edhe tarifa doganore nga 50-100% ndaj Kinës për ta dobësuar ekonomikisht, dhe për të reduktuar ndikimin kinez te Moska. Sipas Trump, nëse vendet anëtare të NATO-s do të bënin siç thotë ai, lufta në Ukrainë do të përfundojë shumë shpejt.
Instituti për Studimin e Luftës (ISW) thotë se presidenti rus, Vladimir Putin mund ta ketë strategji rrjedhjen e informacionit me Bloomberg, me synim që të krijojë përçarje në Perëndim.
“Putini mund t’i ketë lejuar burimet e Kremlinit të ndajnë logjikën e tij me Bloomberg, duke kërkuar të shfrytëzojë tensionet midis zyrtarëve evropianë dhe amerikanë dhe të nxisë narrativën më të gjerë ruse se një fitore ruse është e pashmangshme ndërkohë që ka krijuar frikë në shoqërinë ukrainase përpara dimrit të viteve 2025-2026”, kështu thonë analizët për ISW.
Ata komentuan raportin e medias amerikane se burime pranë Kremlinit thanë se Putini kishte arritur në përfundimin se përshkallëzimi ushtarak ishte mënyra më e mirë që Rusia ta detyronte Ukrainën të hynte në negociata paqeje sipas kushteve të saj, duke besuar se Trump nuk ka gjasa të “bëjë shumë” për të forcuar mbrojtjen e Kievit.
“Theksi nga burimet e Kremlinit mbi dështimin e supozuar të administratës Trump për të ndikuar në vendimmarrjen e Putinit ka të ngjarë të jetë një përpjekje për të shfrytëzuar tensionet midis zyrtarëve amerikanë dhe evropianë dhe për të mbjellë mosmarrëveshje të mëtejshme midis aleatëve perëndimorë. Kremlini ka kërkuar prej kohësh të ndajë mbështetësit amerikanë dhe evropianë të Ukrainës në mënyrë që të dobësojë mbështetjen kohezive perëndimore për Ukrainën dhe e ka intensifikuar këtë fushatë që kur Trump mori detyrën në janar 2025.”, analizon ISW.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje SHBA-së që të veprojë sikundër BE me sanksione kundër Moskës. Unioni miratoi së fundmi paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë.
"Rusia duhet të vuajë pasojat e veprimeve të saj. Nevojitet një përgjigje e përshtatshme për ta detyruar atë të kërkojë paqe. Kjo mund të arrihet me forcë të mjaftueshme ushtarake, aftësitë tona të sulmeve me rreze të gjatë veprimi dhe sanksione e presion të fortë kundër Rusisë. Partnerët tanë e kanë këtë fuqi: fuqinë për të mbrojtur jetën. Ne mbështetemi te paketa e 19-të e sanksioneve të BE-së që të jetë vërtet e dhimbshme dhe te Shtetet e Bashkuara që t'u bashkohen evropianëve.", shkroi ai në rrjete sociale.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se presidenti Vladimir Putin dëshiron që të punojë me SHBA-të për paqe, por presioni perëndimor nuk po ndihmon.
"Qëllimi i Perëndimit për të vazhduar të ushtrojë presion mbi Rusinë në çfarëdo mënyre nuk është i favorshëm për një zgjidhje në Ukrainë", paralajmëroi Peskov, i cituar nga RIA Novosti.
Më pas, ai theksoi se Putin është i gatshëm të negociojë dhe "planifikon të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në këtë rrugë".
"Putin, ashtu si Donald Trump është i interesuar dhe i hapur për ta udhëhequr të gjithë çështjen ukrainase drejt një zgjidhjeje paqësore", shtoi ai.
Komente











Ka kohe qe ju a ka kap filmin bota.ju jeni bashke si Trampi si Putini.e shikoni shtetet si bizneset tuaja.Amerika e dashur per shume ne ne mbare boten.e vleeave ,e demokracise ,e lirise ka rene ne kthetrat e nje dallavere si Trampi.Amefikanet duhet ta shpirrin nje here e mire
PërgjigjuKy se ka emrin tramp po trap i futi në luft ky idjot
PërgjigjuO z president nuk eshte kjo zgjidhja qe kerkoni , ju doni te shisni naften tuaj ? Nga nje ane ju e prkrahni putin nga ana tjeter i vendos kufirin Europes .Dergoni armet qe I duhen popullit ukrahinas per te luftuar , lufte qe ju shikoni interesat e amerikes .
PërgjigjuMara lodhesh kot, nuk degjon nga ai vesh!