Donald Trump tha këtë të mërkurë se SHBA është shfrytëzuar nga "mashtues" dhe është "plackitur" nga të huajt ndër vite dhe kjo është arsyeja kryesore se përse ai ka vendosur të hakmerret me tarifa doganore shtesë mbi mallrat që ata eksportojnë në superfuqinë ekonomike të botës (të paktën deri më tani).

Të parave që u njoftoi masat e marra nga ai ishin aleatët, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar, importet nga të cilat, do të tarifohen përkatësisht 20% dhe 10%. Po ashtu edhe mallrat që Kina eksporton në SHBA do të përballen me një tarifë doganore 34%.

Për presidentin republikan, volumi i mallrave që SHBA-të importojnë nga vendet e tjera është shumë më i madh se volumi i mallrave amerikanë që eksportohen, dhe kjo diferencë është e padrejtë për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas REL, të prekura nga këto tarifa doganore janë edhe Shqipëria me Kosovën, në masën 10%, për mallrat që shesin në SHBA. Serbia 37%, Bosnia e Hercegovina 35% dhe Maqedonia e Veriut 33%.

Nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, presidenti republikan tha se do të vendosë një tarifë doganore 25% mbi të gjitha automjetet e prodhuara jashtë SHBA, e cila do të hyjë në fuqi që nesër. 

Tarifat ‘bazë’ prej 10% do të hyjnë në fuqi më 5 prill, ndërsa për vendet e konsideruara si "shkelësit më të mëdhenj" – 60 shtete që do të përballen me tarifa shtesë përveç atyre minimale – ato do të fillojnë nga 9 prilli.

Me një tabelë në dorë, Trump shpalosi % e tarifës doganore që prek secilin vend më të cilin SHBA ka marrëdhënie tregtare, duke saktësuar për publikun fillimisht tarifat doganore që këto vende kanë për importet amerikane.

Disa prej vendeve  që preken nga tarifat doganore (përqindja)

Dollari ka pësuar një rënie të dukshme kundrejt euros pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për tarifa të përgjithshme për pjesën tjetër të botës, me një nivel bazë prej 10%. Kursi i këmbimit euro-dollari është rritur në më shumë se 1,09 dollarë nga 1,0840 që ishte para njoftimit të Trump dhe nga 1,0793 i ditës së djeshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:09
Tarifat doganore/ Britania e Madhe synon të arrijë marrëveshje me Trump! Vijnë reagimet e para nga BE

1743627227_donaldtrump.JPG

Vjen reagimi i Britanisë së Madhe pasi Donald Trump shpalli tarifat doganore. Shtetet e Bashkuara janë "aleati ynë më i afërt", tha Sekretari Britanik i Tregtisë dhe Ekonomisë, Jonathan Reynolds , por "asgjë nuk përjashtohet. "Ne gjithmonë do të veprojmë në interesin më të mirë të bizneseve dhe konsumatorëve në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është arsyeja pse, gjatë javëve të fundit, qeveria është fokusuar ekskluzivisht në negocimin e një marrëveshjeje ekonomike me Shtetet e Bashkuara që forcon marrëdhëniet tona tregtare ekzistuese, të drejta dhe të drejta". 

Kryeministri suedez Ulf Kristersson gjithashtu komentoi njoftimin e Donald Trump në një video të publikuar në X: “Më vjen shumë keq për rrugën e ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara, të cilat synojnë të kufizojnë tregtinë me tarifa më të larta. Ne nuk duam rritje të barrierave tregtare. Ne nuk duam një luftë tregtare," shkroi kryeministri.

"BE do të duhet të përgjigjet në mënyrë proporcionale, duke mbrojtur qytetarët tanë, punëtorët tanë dhe bizneset tona. BE dhe Irlanda janë të gatshme të gjejnë një zgjidhje të negociuar me Shtetet e Bashkuara. Negociatat dhe dialogu janë gjithmonë mënyra më e mirë." , shkroi ministri i Jashtëm irlandez Simon Harris , duke shprehur "keqardhje të thellë për njoftimin mbi tarifat doganore nga Presidenti Trump". "Nuk ka fitues me tarifat doganore: ato janë të dëmshme për konsumatorët, rrezikojnë vendet e punës dhe rrisin kostot dhe pasigurinë për bizneset. Së bashku me
kolegët e mi të qeverisë dhe BE-në do të shqyrtojmë situatën dhe mënyrën më të mirë për të reaguar në orët dhe ditët në vijim”, theksoi ai.

Ora 23:47
Tarifat doganore/ Shtëpia e Bardhë: S'ka negociata me asnjë vend, është emergjencë kombëtare

1742287472_shtepiaebardhe.jpg

Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të “negociojnë” me vendet e tjera pas shpalljes së tarifave doganore nga Donald Trump. "Kjo është një emergjencë kombëtare," tha një zyrtar i lartë i administratës në një telefonatë me një grup të vogël gazetarësh përpara se Trump të shpallte tarifat doganore. Të njëjtët zyrtarë shpjeguan se do të jetë presidenti ai që do të shpallë emergjencën kombëtare.

Ora 23:42
Trump shpalli tarifat doganore/ Meloni: Masë e gabuar, do të bëjmë gjithçka për të arritur një marrëveshje

1742311338_girogiameloni.jpeg

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar pasi presidenti i SHBA, Donald Trump shpalli tarifat doganore.

“Vendosja e tarifave doganore nga SHBA ndaj Bashkimit Evropian është një masë që unë e konsideroj të gabuar dhe që nuk i përshtatet asnjërës palë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale. Më pas Meloni shkruan se “ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të punuar drejt një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, me synimin për të shmangur një luftë tregtare që në mënyrë të pashmangshme do të dobësonte Perëndimin në favor të lojtarëve të tjerë globalë. “Në çdo rast, si gjithmonë, ne do të veprojmë në interes të Italisë dhe ekonomisë së saj, edhe duke u krahasuar me partnerët e tjerë europianë”.

Ora 23:14
SHBA/ Trump shpall tarifa doganore ndaj të gjitha vendeve, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën

1743625587_donaldtrump.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ai njoftoi gjithashtu për dhe tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit.

Ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10 për qind, ndaj atyre nga Shqipëria 10 për qind, Serbia (37%), Bosnia e Hercegovina (35%) dhe Maqedonia e Veriut (33%).

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ndaj importeve nga Kina do vendoset tarifë prej 34 për qind, ndaj atyre nga Bashkimi Evropian 20 për qind, ndaj atyre nga Korea e Jugut 25 për qind dhe ndaj atyre nga Japonia 24 për qind./REL

Ora 23:06
Tarifat doganore, Presidenti Donald Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

1743628122_aa.JPG

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkruar urdhrin ekzekutiv mbi tarifat doganore, në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

Pasi ka përfunduar fjalimin e tij ai është ulur në një tavolinë për të nënshkruar urdhrat ekzekutivë përkatës.

Ora 22:45
Trump: Nuk do të ketë tarifa doganore për kompanitë e huaja që investojnë në SHBA, ejani këtu për të prodhuar, s'do paguani detyrime

1743627209_aa.JPG

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se kompanitë e huaja që investojnë në SHBA nuk do të paguajnë asnjë tarifë doganore.

"Asnjë tarifë doganore nuk do të ekzistojë nëse ndërtoni produktin tuaj këtu në Amerikë," thotë Trump.

Ai i ka bërë thirrje kompanive që të investojnë në SHBA për të mos paguar detyrime.

"Nëse doni tarifa doganore zero, prodhoni produktet tuaja këtu në Amerikë", tha ai. 

Ora 22:37
Trump: Tarifë doganore 10% mbi importet nga Mbretëria e Bashkuar dhe 20% për ato nga BE

1743626604_aa.JPG

Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se do të vendos tarifë doganore 10% mbi importet nga Mbretëria e Bashkuar dhe 20% mbi importet nga BE.

"Ata na i vendosin, ne ua vendosim atyre" thotë ai.

Ndër të tjera, ai përmend edhe Kinën dhe Bashkimin Evropian.

"Ata na vjedhin. Është kaq e trishtë kjo gjë. Është kaq e pashpresë", tha ai. 

Ora 22:29
Trump: Ne kujdesemi për shumë shtete në mbarë botën, është koha që SHBA të kujdeset për njerëzit e saj

1743625605_donaldtrump.jpg

Në konferencën ku do të nënshkruajë urdhrin ekzekutiv për tarifat e reja doganorë ndaj vendbve me të cilat SHBA ka marrëdhenië tregtare, Trump thotë se nuk është ende vonë dhe premton ta bëjë Amerikën të pasur përsëri.

"Ata na kanë marrë kaq shumë pasuri," thotë ai. "Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë."

Trump thotë se SHBA nuk mund të përballojë më të mbajë deficit tregtar me shtetet e tjera, duke sugjeruar se SHBA ka subvencionuar ato për një kohë shumë të gjatë.

"Ne kujdesemi për shtete në mbarë botën," ankohet ai, dhe thotë se është koha që SHBA të kujdeset për njerëzit e saj.

Ora 22:22
Trump godet BE-në dhe Azinë për tarifat doganore mbi automjetet, 25% për ato të prodhuara jashtë vendit

1743625756_donaldtrumo.JPG

Presidenti Donald Trump ka kritikuar BE-në dhe shtetet aziatike për vendosjen e tarifave doganore mbi automjetet e prodhuara në SHBA.

‘SHBA aplikon një tarifë prej 2.4% për motorët e importuar. Ndërkohë, Tajlanda dhe shtetet e tjera po aplikojnë çmime shumë më të larta, si 60%. India aplikon 70% dhe Vietnami 75%," shton ai.

Trump tha se do të vendos një tarifë doganore 25% mbi të gjitha automjetet e prodhuara jashtë shtetit.

Ai thotë se mbi 80% e makinave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten në Korenë e Jugut, dhe mbi 90% e makinave që shiten në Japoni prodhohen në Japoni, dhe se automjetet e prodhuara në SHBA përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël në këto shtete.

"Ford ka shitje shumë të vogla" në shtetet e tjera, thotë Trump, një pasqyrë e cila ka "shkatërruar" industrinë amerikane.

"Për këtë arsye, që nga mesnata, do të vendosim një tarifë 25% mbi të gjitha automjetet e prodhuara jashtë shtetit," thotë Trump.