Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA do të tërheqë nga Gjermania më shumë se 5 mijë ushtarë, duke shkuar përtej planit fillestar të Pentagonit.

“Do ta ulim ndjeshëm numrin, dhe do të jetë shumë më tepër se 5 mijë”, deklaroi Trump para gazetarëve në Florida, pa dhënë detaje për arsyet e këtij vendimi.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, reagoi duke thënë se një tërheqje e tillë ishte e parashikuar prej kohësh dhe se vendet europiane duhet të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre. Megjithatë, ai theksoi se prania e trupave amerikane në Europë, sidomos në Gjermani, është në interes të të dyja palëve.

Plani ka hasur kundërshtime në Uashington, si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët, të cilët paralajmërojnë se një lëvizje e tillë mund të dërgojë “sinjal të gabuar” për presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa lufta në Ukrainë vijon.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Një cisternë me 1.9 mld fuçi naftë i shpëton bllokadës amerikane në Hormuz! Trump sërish: Do të tërheq më shumë se 5,000 trupa nga Gjermania