Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të udhëtojë për në Britani më 13 korrik.
Kështu u ka thënë sot gazetarëve, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, raporton Reuters. Trump edhe më herët kishte planifikuar të vizitojë Britaninë, aleaten tradicionale të Shteteve të Bashkuara. Por, vizita e tij ishte anuluar në muajin janar.
Vizita e Trumpit në Britani është konfirmuar edhe nga zyra e kryeministres britanike, Theresa May.
“Presdienti i Shteteve të Bashkuara do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuara më 13 korrik”, thuhet në njoftimin e zyrës së May.
Kjo do të jetë vizita e parë e Trumpit në Britani, që prej se ai morri detyrën në janar të vitit të kaluar. REL