Ish presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pretendon se do i mjaftonte vetëm një ditë që të zgjidhte krizën e luftës në Ukrainë. Trump është shprehur se nëse rizgjidhet presidenti i SHBA do niste edhe numërimi mbrapsht për të mbyllur luftën me vetëm 24 orë.
"Do ta marr fund. Do të ishte e lehtë. Ajo marrëveshje do të ishte e lehtë. Shumë prej saj ka të bëjë me paratë."- tha ai.
Trump, i cili më parë është mburrur për marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, thotë se dyshja "kaluan mirë".
Ish-presidenti tha se Putin "nuk do të kishte hyrë kurrë në Ukrainë" nëse nuk do të ishte për "paaftësinë" e administratës së Joe Biden.
“Putini nuk po hynte, nuk u përmend kurrë dhe unë e njihja shumë mirë”, shtoi ai.
Kjo nuk është hera e parë që Trump bën përgjegjës Biden për situatën gjeopolitike. Shpesh e ka cilësuar Presidentin aktual si të paaftë.
Ndër të tjera, Trump ka rikandiduar për zgjedhjet presidenciale në 2024 ndërsa aktualisht Trump është duke u përballur me drejtësinë për një skandal me yllin e pornove por edhe me një akuzë për përdhunim pothuajse tri dekada më parë.
Prandaj nuk te zgjedhin se duan luften
PërgjigjuJO VETEM I SHEMTUAR POR EDHE ARROGANT PREJ BUDALLI..
Përgjigju