Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina duhet të fillojnë negociatat e menjëhershme, përndryshe kriza mund të kthehet në Luftën e Tretë Botërore dhe të shkaktojë shkatërrim global.
“Ne duhet të fillojmë negociatat e menjëhershme për një fund paqësor të luftës në Ukrainë ose do të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore dhe nuk do të ketë më asgjë nga planeti ynë”, tha Trump ndërsa mbante një fjalim gjatë një mitingu në Minden, Nevada, të shtunën, siç citohet nga transmetuesi C-SPAN.
Gjatë një mitingu në Nevada, Trump më pas kritikoi Joe Biden.
"Po të kisha qenë president, Rusia nuk do të kishte pushtuar kurrë," tha ai, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se "pothuajse e kishin detyruar" Putinin të pushtonte Ukrainën.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shpërthimi në Urën e Krimesë, Putin akuzon Ukrainën për 'akt terrorizmi'











