Trump e konsideron lëvizjen e Putinit ‘gjeniale’

Trump e konsideron lëvizjen e Putinit ‘gjeniale’

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka konsideruar “gjeniale” urdhrat e Vladimir Putinit për dërgimin e trupave në Ukrainë. Duke u paraqitur në një emision radiofonik të krahut të djathtë, Trump u pyet për përgjigjen e presidentit Biden ndaj dërgimit të forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë, shkruan BBC.

“Unë hyra dje dhe aty ishte një ekran televiziv dhe thashë: ‘Ky është gjenialitet’”, tha Trump.

“Putini deklaron një pjesë të madhe të Ukrainës si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: ‘Është e pavarur’, një pjesë e madhe e Ukrainës”.

“Unë thashë, ‘Sa i zgjuar është?’ Dhe ai do të hyjë dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes… Ne mund ta përdorim atë në kufirin tonë jugor”.

“Duhet të thuash se është shumë e zgjuar. Dhe e dini cila ishte përgjigja nga Biden? Nuk pati asnjë përgjigje”.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 23/02/2022 11:42

    ska me Lidera Boterore" "(

    Përgjigju
  • Koli: 23/02/2022 09:29

    Sa lajm i poshter. Pse nuk e postoni se si i beri zbor Trumpi Stoltembergut : https://www.youtube.com/watch?v=Vpwkdmwui3k kur i tha pse bleni Gazin Rus, pse nuk harxhoni per tu mbrojtur, cfare ben NATO etj etj. Gjate kohes se Trumpit nuk u cenua asnje territor ne Ukraine, nderkohe heren e dyte qe demokratet vijne ne krye, ose meqe kemi qejf epitete, ajo qe njihet si e majta ekstreme Ukraina humbet mbas Krimese dy territore te tjera. Si nuk keni turp qe jepni keto lajme te poshtra. Jepni cfare bene ai kafsha Turdeau ne Kanada qe po i rref e i sekuestron parate njerezve nje plere qe po sillet si Mussolini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës