Trump emëron krushkun ambasador në Paris

Trump emëron krushkun ambasador në Paris

Charles Kushner dhe Jared Kushner

Presidenti i zgjedhur Trump ka emëruar zhvilluesin e pasur të pasurive të paluajtshme nga New Jersey, Charles Kushner - i cili është vjehrri i vajzës së tij, Ivanka Trump - si ambasador të ardhshëm në Francë.

Trump e njoftoi emërimin e babait të dhëndrit të tij në rrjetin e tij Truth Social.

Themeluesi i Kushner Companies, “është një lider i jashtëzakonshëm biznesi, filantropist dhe negociator”, shkroi Trump, duke shtuar se “do të jetë një avokat i fortë duke përfaqësuar vendin tonë dhe interesat e tij.”

“Përgëzime për Charlie-n, gruan e tij të mrekullueshme Seryl, katër fëmijët e tyre dhe katërmbëdhjetë nipërit dhe mbesat”, vazhdoi Trump.

“Njëherësh, djali i tij, Jared, ka punuar ngushtë me mua në Shtëpinë e Bardhë, veçanërisht për Operacionin Ëarp Speed, Reformën e Drejtësisë Penale dhe Marrëveshjet e Abrahamit,” shkroi Trump. “Së bashku, ne do të forcojmë partneritetin e Amerikës me Francën, aleatin tonë më të vjetër dhe një nga më të mëdhenjtë!”

Kushner, 70 vjeç, të cilin Trump e njihte nga qarqet e industrisë, u dënua në vitin 2005 për kontributet e paligjshme të fushatave, shmangien e taksave dhe dëshmitarët e rremë si pjesë e një skandali familar.

Në vitin 2020, Kushner ishte mes 26 personave që morën falje të plotë nga Trump. Djali i tij, Jared, u martua me vajzën e Trump-it, Ivanka, në vitin 2009.

Në një marrëveshje pranimi të vitit 2004, Kushner pranoi se kishte angazhuar një prostitutë për të joshur vëllanë e tij të gruas, për ta filmuar dhe dërguar kasetën te motra e tij. Rasti, i ndjekur nga atëherë prokurori i SHBA-ve, Chris Christie, bëri që Kushner të shërbente dy vjet në burg.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet