Përfundojnë gërmimet për tunelin e Llogarasë, Rama: E gjithë vepra pritet të mbyllet më 1 qershor të vitit të ardhshëm

Kanë përfunduar gërmimet për tunelin e Llogarasë. Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme gjatë momentit kur është hapur i gjithë tuneli i cili pritet të rrisë standardet rrugore dhe të shkurojë në mënyrë të konsiderueshme kohën e udhëtimit.

Teksa u prit me duartrokitje nga punonjësit e firmës që po kryen punimet, Rama i falënderoi për punën e bërë dhe mes të tjerash bëri me dije se pavarësisht se në kontratë afati për përfundimin e punimeve është gushti i vitit 2024, punimet pritet të përfundojnë plotësisht në 1 qershor.

 “Përfundojnë me një moment emocionues për të gjithë skuadrat e angazhuara, gërmimet e tunelit të Llogarasë, i cili tanimë është i hapur në krejt gjatësinë e vet, falë përmbylljes së procesit më të vështirë për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, që do të shkurtojë konsiderueshëm kohën e udhëtimit drejt Jonit, duke rritur njëkohësisht standardet e sigurisë rrugore. Një punë e bërë në kohë rekord që do të pasohet tani me proceset e tjera, deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës, shpresojmë në 1 qershor të vitit të ardhshëm”-shprehet Rama.

Tuneli i Llogarasë është një ndër veprat më të mëdha publike, i pozicionuar në jug-perëndim të vendit, afërsisht 20 km në jug të Vlorës, me vlerë investimi 142 milionë euro dhe me impakt tëdrejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit.  Tuneli kryesor do të jetë i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.

Gjithashtu tuneli është i pajisur në secilën anë me trotuare 1.17 m të gjerë. Tuneli kryesor është 7.70 m i gjerë dhe 4.70 m i lartë, si dhe i pajisur me sistem ajrimi, si dhe me një sistem të kullimit të urave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore. Përgjatë tunelit të trafikut ka 11 kalime lidhëse tërthore me tunelin e emergjencës, 5 janë për mjetet dhe 6 për këmbësorët. 

Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri, Edi Rama bëri me dije se gërmimet do të përfundonin në fillim të këtij viti. Punimet kanë nisur në fund të Nëntorit të vitit 2021. Ky investim kushton afro 140 milionë euro dhe vepra konsiderohet si ndër më të rëndësishmet infrastrukturore për jugun e vendit, që pritet të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta. Tuneli pritet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të jugut të Shqipërisë.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lara: 01/02/2023 02:54

    Sa lajm i bukur. Flm udheheqesi yne Rama. Nderkohe qe media duhet te nete pararoje pee lajme te tilla, jeni ju qe publikoni keto lajme. Thuhet se Berisha rrinte ne zyre 24 ore ne dite dhe mezi ndreqi nje tynel. Ndersa juve zyren e keni muze dhe kembet nuk u zene dhe por vetem ne ajer dhe beni gjithshka: kryeministrin, qeverine, bashkine, satelitet, rruge, ura, tynele, gazetarin, gastorin, diplomatin, liderin global te UN, dhe se fundmi edhe la bella mafia!!! Sa me fat qe ju kemi.

    Përgjigju
  • Zeri popullit: 31/01/2023 23:20

    Nuk duam tynel na jep ndonj haber kur do arrestohet kryekrimineli bandito serb sali berisha

    Përgjigju
  • LORA: 31/01/2023 18:00

    Lajm i bukur.

    Përgjigju
    • Tarrasi: 31/01/2023 22:01

      POPO SE I DUHEJ OLIGARKEVE QE NDERTUAN FSHATIN TURSTIK TANI KANE RRUGE TE NDERTUAR FALAS NGA TAKSAT E SHQIPTARVE O EDI O VIKTIME OLIGARKEVE NJESOJ SI BERISHA NANO E ILIR KOKETULI

  • Sati: 31/01/2023 17:44

    Hap i madh historik . Bravo qeverria Rama.

    Përgjigju
  • granit: 31/01/2023 15:12

    na nxoret mallin e komunizmit :P

    Përgjigju
    • Xoni per Henrik: 31/01/2023 19:15

      Tunelin e Gottardit e kaloj cdo tre muaj or mik pa folur per Brenero dhe Dolomite te Italise se veriut or mik….po nejse. Llogorane e fshatrat e bregut duam apo s’duam ne Rama po I nxjerr ne drite.

    • henrik: 31/01/2023 17:01

      @xoni duket qe ske qene ndonjehere ne zvicer or mik .....nejse

    • Xoni: 31/01/2023 16:31

      Na nxorri mallin e Zvicres

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit