Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump shpreson ta bëjë Hollywood “më të fortë se kurrë” duke emëruar Sylvester Stallone, Mel Gibson dhe Jon Voight si “ambasadorë specialë”.
“Është nderi im të shpall Jon Voight, Mel Gibson dhe Sylvester Stallone si ambasadorë specialë nga një vend i madh, por shumë i trazuar, Hollyëood, Kaliforni.
Ata do të jenë të dërguarit e mi të posaçëm për të raportuar mbi Hollywood, i cili ka humbur shumë biznes në katër vitet e fundit ndaj vendeve të huaja”, shkroi Trump në Truth Social.
Voight e ka mbështetur Trump që në kandidimin e parë të presidentit të zgjedhur për detyrë në vitin 2016. Në vitin 2019, Trump i dha Voight Medaljen Kombëtare të Arteve.
Gibson i tha TMZ se ai po mbështeste Trump në tetor 2024.
Ndërkohë Stallone në fund të fushatës së Trump në 2024 e prezantoi këtë të fundit në Gala të Institutit të Politikës së Parë të Amerikës si "Xhorxh Uashingtoni i dytë" dhe "një personazh vërtet mitik".
Trump do të betohet si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në një ceremoni inaugurimi e cila mbahet më 20 janar 2025 në ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së në Washington.