Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ftuar për vizitë në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij rus, Vladimir Puti.
Lajmin për ftesën e kanë bërë të ditur zyrtarët rus.
“Trump ka propozuar që të mbahet një takim në Shtëpinë e Bardhë në Washington”, ka thënë këshilltari i Putin për politikën e jashtme, Yury Ushakov.
Ftesa vjen pasi Trump kishte nënshkruar një vendim për largimin e 60 diplomatëve rusë dhe mbylljen e konsullatës ruse pas helmimit të ish-spiunit rus dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe.
Ende nuk ka njoftim nga Shtëpia e Bardhë për këtë takim mes Trump e Putin.
Presidenti Donald Trump, kishte propozuar takimin në një bisedë telefonike me Putinin më 20 mars.
Komento