Trump 'harron' Krimen: Rusia duhet të pranohet në G7 (VIDEO)

Këtë fundjavë Biarritz, qyteti në brigjet franceze do të presë G7, Samitin e fuqive të mëdha botërore që, edhe një herë, do të zhvillohet me një mungesë luksoze, Rusinë.

Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur në Shtëpinë e Bardhë me gazetarët  tha se "Do të ishte e përshtatshme që Rusia të ribashkohej me G7 për t'i dhënë përsëri jetën G8".

Për Trump, Presidenti Vladimir Putin ishte rrëzuar nga Barack Obama sepse "ai e kishte tejkaluar atë". Manjati, megjithatë, nuk përmendi një hap të mundshëm prapa nga Kremlini për çështjen e Ukrainës.

Pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina,në vitin 2014, Moska u përjashtua nga klubi i më të mëdhenjëve të globit.

Por duket se hapi i parë për afrimin e Rusisë drejt karriges së saj në klubin e G7, i takoi ta bënte Presidenti francez Emmanuel Macron.

Lideri i Elysée u takua këtë javë me udhëheqësin e Kremlinit në rezidencën verore të Fort de Bregancon. Me këtë rast, Macron bëri thirrje për një afrim midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian dhe e lidhi kthimin e Moskës në G8 si mundësi zgjidhje të problemeve me Ukrainën.

Nga ana e tij, Putini tha se nuk do të refuzojë një ftesë hipotetike nga G7, sepse "çdo kontakt, në çfarëdo formati, me partnerët tanë është i dobishëm".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova sqaroi qëndrimin e Rusisë duke folur për Radio Govorìt Moskvà. "Duhet të bëhen propozime konkrete dhe nëse ka ndonjë, ato duhet t'i përcillen palës ruse për t'u ekzaminuar."

Sipas CNN, gjatë një bisede telefonike midis Trump dhe Macron, dy presidentët kanë rënë dakord ta ftojnë Rusinë në takimin e vitit tjetër.

Sipas burimeve të CNN, çështja do të ngrihet nga manjati këtë fundjavë në Biarritz, në Francën veriore, me drejtuesit botërorë në G7.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja