Foto: Donlad Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për refuzimin e tyre për t’u përfshirë në luftën kundër Iranit.

Në një postim në Truth Trump, tha se pa SHBA-në, NATO është “një tigër prej letre” dhe kritikoi aleatët që, sipas tij, nuk pranuan të marrin pjesë në përballjen për ndalimin e një Irani të armatosur me armë bërthamore.

Ai shtoi se, pasi beteja është fituar ushtarakisht me rrezik minimal për ta, vendet aleate po ankohen për çmimet e larta të naftës, por nuk janë të gatshme të kontribuojnë për hapjen e Ngushtica e Hormuzit, që ai e cilëson si një operacion të thjeshtë ushtarak dhe një nga arsyet kryesore të rritjes së çmimeve.

“Nuk donin të merrnin pjesë në betejë. Tani ankohen për çmimet e naftës, por nuk duan të ndihmojnë. Është shumë e lehtë për ta, me shumë pak rrezik. Frikacakë, dhe do ta mbajmë mend”, u theksoi Trump.


Lajmi kryesor:

Lufta/ NATO tërhiqet përkohësisht nga misioni në Irak,Trump: Frikacakë! Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit! Khamenei kërcënon armiqtë e regjimit