Presidenti Donald Trump njoftoi Kongresin amerikan se "armiqësitë" kundër Iranit kanë "përfunduar", por theksoi se Teherani ende përbën një kërcënim "të rëndësishëm".
Në një letër drejtuar Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, pas skadimit të periudhës 60-ditore që e detyron presidentin të kërkojë autorizim për të vazhduar luftën, Trump deklaroi: "Armiqësitë që filluan më 28 shkurt 2026 kanë mbaruar. Nuk ka pasur shkëmbime zjarri midis forcave amerikane dhe iraniane që nga 7 prilli. Unë do të vazhdoj të drejtoj forcat e armatosura në përputhje me përgjegjësitë e mia dhe në përputhje me autoritetin tim kushtetues për të drejtuar marrëdhëniet e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe në cilësinë time si komandant i përgjithshëm.”
Shtëpia e Bardhë beson se armëpushimi pezullon kufirin 60-ditor, duke anashkaluar kështu nevojën për autorizim nga Kongresi, në rast të nisjes së sulmeve të reja.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Teherani paraqet një propozim të ri, Trump: Nuk jam i kënaqur! Mesazh edhe Kongresit: Armiqësitë kanë mbaruar










