Zyrtarët kinezë dhe amerikanë do të mbajnë bisedime të nivelit të lartë këtë javë që synojnë ndalimin e luftës tregtare dëmtuese për të dyja palët.
Zyrtarët e SHBA-ve janë shprehur më herët se 1 marsi ishte një afat me rëndësi për të arritur një marrëveshje mbi tarifat e mëtejshme.
Të dy vendet kanë vendosur detyrime monetare për mallrat e njëri-tjetrit në miliardë dollarë.
Bisedimet e nivelit të lartë filluan këtë javë në Pekin. Diskutimet udhëhequr nga Sekretari i Thesarit i SHBA, Steven Mnuchin dhe zëvendëskryeministri kinez Liu He, do të fillojnë të enjten pasi të dy palët do të nxitojnë për të bërë përparim para afatit të 1 marsit.