Foto: Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zhvilluar disa biseda telefonike me disa media amerikane dhe ndërkombëtare pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit.

Para bisedës së tij telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Trump deklaroi për median amerikane Axios se kishte ndërmend t’i kërkonte liderit izraelit të mos ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj Teheranit.

“Sulmet iraniane nuk lënduan askënd. Secila palë bëri lëvizjen e saj. Izraeli kreu sulmin e tij dhe Irani kreu sulmin e tij. Nuk kemi nevojë për një tjetër”, citohet të ketë thënë Trump.

Ai shtoi se do të telefononte menjëherë Netanyahun për t’i kërkuar që të mos kundërpërgjigjet ushtarakisht.


Lajmi kryesor:

Armëpushimi i prillit është thyer! Raketat iraniane shënjestrojnë Tel Avivin, IDF kërcënon: Gati për të vijuar sulmet! Huthët: Ndaloni anijet izraelite në Detin e Kuq